Trajnimi 2-ditor

AI Për Të Gjithë:

Mëso Bazat e Teknologjisë që po Ndryshon Botën! Ekonominë! Biznesin!

Për drejtues dhe profesionistë pa njohuri të thelluara teknike që duan të kuptojnë bazat e inteligjencës artificiale dhe si do të ndryshojë ekonominë dhe biznesin!

21 Mars (E premte) – 17:00 – 19:00

22 Mars (E shtunë) – 16:00 – 20:00

Mundësuar nga

Çfarë do të mësoni në trajnim?

Kujt i drejtohet ky trajnim?

Drejtorë dhe Menaxherë të Nivelit të Lartë dhe të Mesëm

Ky trajnim është për ata që duan të kuptojnë ndikimin e AI në vendimmarrje, strategjitë e biznesit dhe optimizimin e operacioneve për të ndihmuar kompaninë e tyre të qëndrojë konkurruese.

Specialistë Burimesh Njerëzore që Rekrutojnë Talente në Teknologji

Për profesionistët e HR që duan të përdorin AI për të përmirësuar proceset e rekrutimit, analizën e CV-ve dhe menaxhimin e talentit, duke marrë vendime më të zgjuara dhe më të shpejta.

Profesionistë të Rinj që Synojnë Zhvillim në Karrierë dhe Aftësi të Reja

Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, ky trajnim ndihmon të rinjtë të fitojnë një avantazh konkurrues, të mësojnë aftësitë më të kërkuara nga tregu dhe të përshtaten me teknologjitë e reja.

Sipërmarrës dhe Pronarë të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (SME)

Për ata që kërkojnë të shfrytëzojnë AI për të optimizuar biznesin e tyre, të automatizojnë proceset, të rrisin produktivitetin dhe të përmirësojnë marketingun dhe shitjet pa pasur nevojë për njohuri teknike.

Njihu me Organizatorët

Data Scientist

Silva Bashllari

Një inxhiniere pasionante dhe atipike, e përkushtuar thellësisht për të lidhur fushat e machine learning, shoqërisë dhe ekonomisë. Me një formim të fortë akademik në shkencën e të dhënave, machine learning, analizën e të dhënave dhe inteligjencën artificiale (AI), kam fituar përvojë përmes studimeve të mia të nivelit master në Shkencën dhe Inxhinierinë e të Dhënave në Politecnico di Torino, studimeve universitare bachelor në Informatikë Biznesi, si dhe trajnimeve të specializuara.

Më herët, kam dizenjuar dhe organizuar nisma për shpërndarjen e teknologjisë me burim të hapur (open source), organizuar evente dhe programe angazhimi për gratë në teknologji/STEM. Së fundmi, jam bërë bashkë-menaxhere e Data and AI Tirana (DAIT), komuniteti i parë që po ndërtojmë me kohën dhe përkushtimin tonë për të bashkuar ata që po nisin rrugëtimin e tyre në AI me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Përmes eventeve fizike dhe online, duam ta bëjmë këtë fushë më të qasshme përmes workshop-eve praktike, diskutimeve dhe projekteve bashkëpunuese.

E apasionuar për kërkimin shkencor dhe pjesëmarrëse në konferenca ndërkombëtare si Pisa Internet Festival në Itali (2024), European Forum Alpbach (EFA) në Austri (2023), Forum Ferdinando Rossi në Itali (2022), dhe Maltepe University International Student Congress (2021). Me një qasje të fortë ndërdisiplinore, veçanërisht duke parë AI si një teknologji me përdorim të përgjithshëm (General Purpose Technology – GPT), çka reflektohet edhe në hulumtimet e mia. Studimi im i fundit, në kuadër të tezës së masterit në proces, fokusohet në “Ndryshimet në tregun e punës si pasojë e teknologjive të AI duke përdorur metoda të machine learning dhe teknika të “storytelling”, me një qasje të veçantë bazuar mbi rrëfimet shqiptare. Po ashtu, gjatë studimeve universitare në Shqipëri, kam fituar një çmim kërkimi nga CleanScore, AADF, për zhvillimin e një strategjie që ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme – me kapacitete të kufizuara financiare dhe organizative – të kuptojnë më mirë klientët e rinj përmes analizës së të dhënave për të përmirësuar marketingun dixhital të tyre.

Entrepreneur & Coach

Brian Shkodrani

Me mbi 10 vite eksperiencë në marketing, shitje dhe sipërmarrje, kam zhvilluar një ekspertizë të thellë mbi strategjitë e rritjes dhe automatizimin e proceseve, duke ndihmuar qindra biznese të krijojnë sisteme efikase dhe inovative për të shkallëzuar suksesin e tyre.

Në vitet e fundit, jam fokusuar në zhvillimin e aftësive menaxheriale dhe burimeve njerëzore, me synimin për të krijuar kultura pune më efektive dhe lidership të avancuar në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Duke kombinuar psikologjinë e sjelljes me teknologjinë moderne, ndihmoj profesionistët dhe drejtuesit të përdorin AI për të rritur produktivitetin, për të automatizuar proceset dhe për të kuptuar më mirë audiencën e tyre.

Si themelues i SmartUP Digital, kam ndihmuar bizneset të zhvillojnë praninë e tyre online dhe të gjenerojnë mbi 10 milion dollarë në shitje. Sot, fokusi im është të ndihmoj individët dhe organizatat të kuptojnë fuqinë e AI, si ta përdorin atë për të përmirësuar vendimmarrjen, strategjitë e biznesit dhe marrëdhëniet me klientët.

Në këtë trajnim, do të ndihmoj pjesëmarrësit të zbulojnë teknikat dhe mjetet më të avancuara të AI për të automatizuar punën e tyre, për të kuptuar tregun më mirë dhe për të ndërtuar një avantazh konkurrues në biznes. 🚀

Regjistrohu në trajnim menjëherë

Zbulo si AI mund të ta transformojnë biznesin apo pozicionin e punës.

21 Mars (E premte) – 17:00 – 19:00

22 Mars (E shtunë) – 16:00 – 20:00